Nga Vendi
24 February 2026
Pa ujë në disa komuna të Shkupit, ja zonat dhe oraret e ndërprerjes

Sot disa komuna të Shkupit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e ujësjellësit, njoftoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Në komunën Kisella Vodë, për shkak të realizimit të një lidhjeje të re në rrugën “Boris Trajkovski” nr. 212 (lokaliteti Kamenik), pa ujë do të mbetet një pjesë e kësaj rruge nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve.

Në Karposh, ndërprerje do të ketë nga ora 10:00 për një pjesë të rrugës “Varshavska” dhe bulevardit “8 Shtatori”, për shkak të vendosjes së një lidhjeje të re f-150 mm.

Edhe në Butel do të ketë ndërprerje nga ora 10:00, ku pa furnizim me ujë do të mbeten pjesë të rrugëve: “Boca Ivanova”, “Tome Pure”, “Dushko Popoviq”, “Aleksandar Bujnov”, “Betovenova” dhe “Petar Mandzhukov”, për shkak të një ndërhyrjeje f-100 mm.

Ndërkaq, në komunën Qendër, për shkak të punimeve në rrugën “20 Tetori” nr. 44, një pjesë e banorëve do të mbeten pa ujë nga ora 09:00 deri në përfundimin e aktiviteteve.

Autoritetet bëjnë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët, ndërsa furnizimi do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.



Të ndryshme
Më shumë
Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Dardan Krivaqa është dashur të ishte në burg deri në tetor të vitit 202228 September 2021
Dialogu Kosovë-Serbi, Ali Ahmeti: Nuk mund të ecet përpara me hasmëri shekullore30 August 2021
Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të parë31 May 2020