Nga Vendi
24 February 2026
Alarm për bomba në shkollat e Tetovës, nxënësit evakuohen, Policia në terren

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar sërish alarme për bomba në disa shkolla fillore dhe të mesme në Tetovë, raportoi TV21.

Menjëherë pas njoftimeve, ekipet e Policisë kanë dalë në terren dhe, sipas protokolleve të sigurisë, nxënësit dhe stafi arsimor kanë lëshuar objektet shkollore deri në përfundimin e kontrolleve.

Kujtojmë se alarme të ngjashme për mjete shpërthyese pati edhe gjatë ditës së djeshme në shkolla në Shkup dhe Tetovë, të cilat pas verifikimeve rezultuan të jenë denoncime të rreme.

Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve të këtyre kërcënimeve, ndërsa bëjnë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim nga qytetarët.



Të ndryshme
Më shumë
Osmani falënderon bashkëpunëtorët para dorëzimit të detyrës, “rrugëtim i përbashkët për Kosovën” 4 April 2026
Ndodh në Kosovë: Babai e dërgon vajzën 13 vjeçe për t’i bërë buzët botox 9 July 2021
Dy goditje për CDU-në e Merzit: AfD-ja fiton në një land, e Majta në Berlin21 September 2026