Nga Rajoni
24 February 2026
Propozim historik: Një përfaqësues i familjes Jashari për President, nëse partitë shqiptare bien dakord

 

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, pas takimit të djeshëm me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka udhëtuar drejt Prekazit, ku është pritur në Kullën e familjes Jashari.
Burime të SkenderajLive bëjnë të ditur se gjatë qëndrimit të tij, kryeministri diskutoi për pozicionin e Presidentit të Kosovës dhe se PDK-ja është pajtuar që për këtë post të propozohet një përfaqësues i familjes Jashari. Familja Jashari e ka mirëpritur propozimin, por me kusht që të gjitha partitë politike shqiptare në Kuvendin e Kosovës të jenë të përbashkuara për këtë kandidaturë.
Emri i propozuar dhe i diskutuar ka qenë Prof. Murat Jashari. Kryeministri Kurti qëndroi në familjen Jashari deri rreth mesnatës dhe u largua nga lagjja rreth orës 23:45.
Sot, kryeministri pritet të zhvillojë diskutime edhe me liderët e partive të tjera parlamentare, përfshirë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

 



Të ndryshme
Më shumë
Pendarovski: Nëse duhet të shpërfytyrohemi, nuk na duhet BE-ja23 June 2021
Stolisja e Shkupit për festat e fundvitit do të kushtojë 53 mijë euro 9 December 2025
Kallëzim penal ndaj një personi dhe një kompanie nga Tetova, dyshohen për mashtrim me transportin e nxënësve17 December 2025