ShowBiz
25 February 2026
Rikthehet Ermal Meta në Sanremo, “Stella stellina” prek me historinë e një vajze nga Gaza

Këngëtari shqiptar Ermal Meta është rikthyer në skenën e Festival di Sanremo, duke sjellë këtë vit këngën “Stella stellina”, një projekt me mesazh të fortë human.

Meta, i cili fitoi edicionin e vitit 2018 në duet me Fabrizio Moro me këngën Non mi avete fatto niente dhe më pas u rendit i pesti në Eurovision Song Contest, rikthehet me një krijim që ndërthur ritme të shpejta, ngjyra latine dhe elementë ballkanikë, duke reflektuar rrënjët e tij artistike dhe një dimension pothuajse koral.

“Stella stellina” i kushtohet një vajze të vogël të v'rarë në Gaza gjatë një sulmi, një histori që përcillet përmes figurës së një burri që mban në duar kukullën e saj. Nën energjinë ritmike të këngës fshihet një nga rrëfimet më të dhimbshme të këtij edicioni, duke e kthyer performancën e Metës në një moment reflektimi dhe emocioni të thellë për publikun.

Me këtë rikthim, artisti dëshmon edhe një herë aftësinë për të bashkuar muzikën pop me mesazhe sociale, duke e shndërruar skenën e Sanremos në një hapësirë ndjeshmërie dhe ndërgjegjësimi.



Të ndryshme
Më shumë
Lorik Cana i revoltuar nga glorifikimi i Ratko Mlladiçit: “Serbia nuk mëson nga e kaluara” 8 September 2026
“Kam qarë 80% të kohës”, Ana Ejupi tregon vështirësitë në fillim të shtatzënisë21 September 2026
Kaos në ring në Turqi, në Trabzon ndeshja për titull botëror ndërpritet pas përleshjes masive27 April 2026