Sport
27 April 2026
Kaos në ring në Turqi, në Trabzon ndeshja për titull botëror ndërpritet pas përleshjes masive

Një ndeshje boksi për titull botëror në Trabzon është ndërprerë mes tensioneve të forta, pasi një incident në ring u shndërrua në përleshje masive.

Ngjarja ndodhi pas raundit të tretë, kur boksieri rus Sergei Gorokov tentoi të provokonte kundërshtarin turk, çka solli reagimin e menjëhershëm të stafit të këtij të fundit. Situata u përshkallëzua me përfshirjen e anëtarëve të të dyja ekipeve, duke e kthyer ringun në skenë kaosi.

Tensionet u rritën edhe më tej kur dhjetëra tifozë zbritën nga tribunat dhe hynë në ring, duke përdorur karrige dhe sende të forta. Si pasojë, disa persona mbetën të lënduar, ndërsa përplasjet vijuan edhe jashtë hapësirës së ndeshjes.

Për shkak të situatës së pakontrolluar, organizatorët vendosën ndërprerjen e menjëhershme të ndeshjes dhe nisjen e hetimeve për të sqaruar rrethanat e incidentit.



Të ndryshme
Më shumë
Agron Llakaj për videot intime të personazheve publike: Është jashtë çdo imagjinate, shumë e rëndë 4 October 2026
Kasami të mërkurën i përgjigjet Ahmetit për takimin10 August 2020
Mustafi operohet, nuk luan deri në tetor29 July 2020