Nga Rajoni
25 February 2026
Vetëvendosje përjashton Vjosa Osmanin, kandidati i familjes Jashari favoriti për President të Kosovës

Pak ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje duket se ka lënë jashtë garës Presidenten në detyrë, Vjosa Osmani. Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka deklaruar se i vetmi kandidat me konsensus në shoqëri është një nga anëtarët e familjes Jashari.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin presidentin e ri më së largu më 4 mars për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, por deri tani nuk ka një emër konkret për kandidatin e ardhshëm. Takimet ndërpartiake tregojnë se asnjëra prej partive politike nuk i ka dalë në krah Osmanit që synon një mandat tjetër, madje as Vetëvendosje.

Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk ka mbledhur nënshkrime për asnjë kandidat për shkak të mungesës së votave, ndërsa njohësit politikë vlerësojnë se ai dëshiron një president që nuk e sfidon në nivel ndërkombëtar. Edhe Ramush Haradinaj ka shprehur gatishmërinë për garë, por asnjëri nuk ka mbledhur 30 nënshkrimet që kërkon Kushtetuta për të kandiduar.



Të ndryshme
Më shumë
Prokuroria heton denoncimet lidhur me zgjedhjet lokale në Maqedoni31 October 2021
Gropë 10 metra në rrugën Dibër – Mavrovë16 October 2021
Shefqet Krasniqi lirohet nga spitali, e mund coronavirusin22 June 2021