Nga Vendi
25 February 2026
Deputetja e ASH-së kërkon rritje të pagës minimale me mbështetje nga shteti për bizneset

Deputetja e ASH-së nga krahu i Sela deklaroi se paga minimale duhet të rritet, por theksoi se barra e kontributeve dhe tatimit personal mbi të ardhurat nuk duhet t’u mbetet bizneseve. Sipas saj, dallimi financiar që do të krijohej nga rritja duhet të mbulohet nga shteti, në mënyrë që të lehtësohet sektori privat dhe të shmanget presioni shtesë mbi kompanitë.

Ajo paralajmëroi se nëse kjo barrë i lihet vetëm biznesit, mund të nxitet edhe më shumë ekonomia joformale dhe të shkaktohet rritje e mëtejshme e çmimeve. Deputetja theksoi se nevojitet një zgjidhje e balancuar, që njëkohësisht mbron punëtorët dhe ruan stabilitetin ekonomik.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria vendos: Maskat të obligueshme në ambiente të hapura13 October 2020
OBSH paralajmëron valë të re të koronavirusit në Evropë 1 July 2021
Derkoski: Rreth 1.8 milionë votues janë në Listë Zgjedhore29 June 2020