Nga Bota
26 February 2026
Projekt-urdhër për emergjencë kombëtare mbi zgjedhjet, aktivistë pro Trump pretendojnë ndërhyrje të Kinës

Aktivistë pro Donald Trump po shpërndajnë një projekt-urdhër ekzekutiv prej 17 faqesh, në të cilin pretendohet se Kina ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Sipas tyre, ky dokument do të shërbente si bazë për shpalljen e një emergjence kombëtare, që do t’i jepte presidentit kompetenca të zgjeruara mbi procesin zgjedhor.

Mbështetësit e nismës thonë se janë në koordinim me Shtëpia e Bardhë, ndërsa presin që përmbajtja e projektit të përfshihet në një urdhër ekzekutiv të paralajmëruar nga Trump lidhur me reformën zgjedhore. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje mbi planet konkrete të presidentit.

Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se synon të detyrojë përdorimin e identifikimit të votuesve dhe të kufizojë votimin me postë në zgjedhjet e mesmandatit të nëntorit, duke argumentuar se këto masa janë të nevojshme për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor.

Nga ana tjetër, juristë dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese ngrenë pikëpyetje mbi kompetencat presidenciale në këtë fushë. Avokati nga Florida, Peter Ticktin, i cili mbështet projekt-urdhrin, ka deklaruar se sipas Kushtetutës amerikane, legjislaturat e shteteve kanë autoritetin për të përcaktuar mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve, duke nënvizuar se roli i presidentit në këtë proces është i kufizuar.

Debati pritet të intensifikohet në muajt në vijim, ndërsa çështja e reformave zgjedhore mbetet një nga temat më të ndjeshme në skenën politike amerikane.



Të ndryshme
Më shumë
Tërmet 4.6 ballë në Greqi, pa pasoja të raportuara19 April 2026
Maqedoni, deri tani janë regjistruar mbi 800 mijë persona në regjistrimin e popullsisë17 September 2021
Mickoski: LSDM janë më të mirët në vjedhje dhe gënjeshtra 1 October 2021