Protesta vazhdon para Kuvendit, hidhen mjete piroteknike
Protesta para Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe pas miratimit në lexim të parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, ndërsa gjatë protestës janë hedhur mjete piroteknike në hapësirat përreth objektit.
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Specialen u miratua në lexim të parë me 91 vota të deputetëve.
Megjithatë, miratimi në lexim të parë nuk ka shënuar edhe përfundimin e procesit.
Protestuesit po kërkojnë që ndryshimet ligjore të kalojnë edhe në leximin e dytë, në mënyrë që procedura parlamentare të përfundojë.