Nga Vendi
22 July 2020
Grubi: Është koha për maturi dhe qetësi

Artan Grubi nga radhët e BDI-së në ‘Facebook’ thotë se tani është koha për maturi dhe qetësi por edhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Koha është për maturi, qetësi dhe për tii përvjelë mangët që fuqishëm të vijojmë punët në rrugën tonë euroatlantike, reformat më se të nevojshme në drejtim të sundimit të ligjit dhe luftës së pakompromistë kundër korrupsionit dhe krimit, por edhe rimëkëmbjes ekonomike për të sanuar pasojat nga CoVid-19 duke themeluar institucione me përgjegjësi”, shkruan Grubi.

 

Ndryshe, BDI në fushatën zgjedhore e bazoi në kryeministrin shqiptar, duke promovuar kështu Naser Ziberin për kryeministër.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti insiston që Naser Ziberi të propozohet për kryeministër, por sipas Ziberit, lideri i BDI-së nuk i ka mbyllur të gjitha dyert./Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Parashqevi Simaku bën dedikimin prekës për djalin e saj!16 October 2025
Ahmeti nderon bashkëluftëtarin: Lamtumira e fundit për Sahit Jasharin12 June 2026
Tensionet në veri të Kosovës, “një pikë diplomatike për Moskën, por dështim i Beogradit”28 September 2021