Nga Bota
2 March 2026
Konflikti SHBA Izrael Iran përshkallëzohet, përfshihet Hezbollahu dhe tensionet shtrihen në Gjirin Persik

E hëna e 2 marsit shënon ditën e tretë pas nisjes së sulmeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Irani, ndërsa konflikti po merr përmasa më të gjera në rajon. Në zhvillimet e fundit është përfshirë edhe Hezbollah, i mbështetur nga Irani, ndërkohë që shpërthime janë raportuar në disa qytete të Gjirit, përfshirë Dubain, Abu Dhabin dhe Dohën.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se qëllimi i sulmeve ndaj Iranit nuk është ndryshimi i regjimit. Ne nuk e nisëm këtë luftë, por nën presidentin Trump, do e përfundojmë, theksoi ai. Ndërsa gjenerali Dan Caine u shpreh se lufta kundër Iranit nuk do të ishte një operacion i vetëm, brenda natës, duke paralajmëruar për një përballje më të zgjatur.

Nga ana tjetër, Izraeli ka kryer disa goditje në Liban, përfshirë Bejrutin, dhe ka urdhëruar evakuime në jug të vendit. Hezbollah njoftoi se ka ndërmarrë sulme me raketa dhe dronë ndaj një baze izraelite pranë Haifës.

Sirenat e alarmit janë aktivizuar në Bahrein, ndërsa mbrojtja ajrore në Kuvajt ka interceptuar disa dronë. Shpërthime janë raportuar edhe në Teheran, ndërkohë që Qipro ka njoftuar për një sulm të dyshuar me dron ndaj një baze ushtarake britanike në territorin e saj.

Zhvillimet e fundit tregojnë një përshkallëzim të ndjeshëm të situatës, me rrezik për zgjerim të mëtejshëm të konfliktit në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.



Të ndryshme
Më shumë
Kur do të kthehet McDonald’s në Maqedoni?14 September 2021
Lajçi vargje 18-vjeçares së vrarë: Nënë gjithçka më mësove por si të mbrohem nga një burrë s’më kallxove25 August 2021
Wi-Fi po merr përditësimin më të madh në 20 vitet e fundit15 May 2020