Nga Vendi
3 March 2026
Rutte në Shkup, përballet me protestë në Parlament nga “E Majta”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shkup, në kuadër të agjendës së tij rajonale, ku u prit nga krerët më të lartë të shtetit.

Gjatë qëndrimit në kryeqytet, Rutte realizoi takim me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, me kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe vizitoi Kuvendin, ku ishte paraparë të mbante një fjalim para deputetëve.

Megjithatë, vizita në Parlament u shoqërua me një situatë të papritur. Deputetët e partisë opozitare “E Majta”, e cila përfaqësohet me gjashtë mandate në Kuvend, shpalosën një banderolë të madhe përpara podiumit me mesazhin “NATO vret për përfitim”.

Ky veprim u konsiderua si një akt proteste ndaj pranisë së kreut të Aleancës Veriatlantike në vend, duke e kthyer fjalimin e tij në një moment me tension politik.

Kjo është vizita e parë e Mark Rutte në Shkup në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Ai kishte qëndruar më herët në kryeqytet në nëntor të vitit 2021, atëherë në funksionin e Kryeministrit të Holandës.

Vizita e tij zhvillohet në një periudhë me sfida të shumta për sigurinë rajonale dhe rolin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, ndërsa mesazhet politike brenda vendit dëshmojnë për polarizimin e vazhdueshëm rreth çështjeve të sigurisë dhe orientimit euroatlantik.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev sot për vizitë në Tiranë, do të takohet me kancelaren Merkel14 September 2021
Shqipëria dhe Kosova drejt ‘play-off-it të Botërorit, kundërshtarët e mundshëm në gjysmëfinale14 October 2025
Javën e ardhshme duhet të mbërrijnë aparatet e gjurmëve të gishtërinjve, do të përdoren për herë të parë në zgjedhjet lokale30 August 2021