Sport
5 March 2026
Ashkovski rrëfen tmerrin në Iran, “Asani më shpëtoi nga lufta”

Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovski, ka ndarë një dëshmi tronditëse për momentet dramatike që përjetoi në Iran, mes shpërthimeve dhe kaosit të luftës. Në një intervistë për Sport1.mk, ai rrëfen se për tri ditë me radhë mbeti pa ushqim dhe pa ujë, ndërsa situata përreth ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.

“Isha vetëm në mes të luftës. Situata ishte e frikshme, me shpërthime, rrënoja dhe panik kudo”, ka deklaruar Ashkovski për Sport1.mk.

Ai thekson se ndihma vendimtare i erdhi nga ish-shoku i skuadrës, Jasir Asani, i cili gjithashtu luan në Iran. “Asani më shpëtoi. Pa të, nuk e di si do të përfundonte gjithçka”, shprehet futbollisti.

Sipas rrëfimit të tij, largimi nga zona e konfliktit u realizua në momentet e fundit dhe në rrethana të vështira, ndërsa ai pretendon se nuk mori mbështetjen e duhur nga persona brenda klubit iranian Persepolis F.C..



Të ndryshme
Më shumë
Haradinaj për aksidentin në Kroaci: Si popull, hidhërimet dhe tragjeditë e mëdha i kemi kaluar bashkë29 July 2021
Ahmeti takon kongresistin amerikan Self: Marrëveshja e Ohrit, garancia e paqes dhe stabilitetit27 May 2026
Zaev – Bërbabiq: Roamingu falas do të thotë lidhje e pakufizuar 2 July 2021