Nga Vendi
5 March 2026
Bekim Fazliu përkujton Epopenë e UÇK-së: Prekazi është betim dhe Jasharajt themeli i qëndresës shqiptare

Në 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga momentet më të rëndësishme të historisë së re shqiptare, ka reaguar edhe Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një mesazhi përkujtimor, Fazliu theksoi rëndësinë historike dhe simbolike të sakrificës së familjes Jashari, duke e cilësuar Prekazin si simbol të qëndresës dhe të betimit kombëtar.

“Prekazi nuk është thjesht një vend në hartën e trojeve shqiptare. Jasharajt nuk janë vetëm një familje në historinë tonë. Sakrifica e tyre sublime nuk ishte veç një akt trimërie i çastit. Prekazi është betim. Jasharajt janë themeli i qëndresës sonë. Flijimi i tyre është amanet, simbol i gjallë dhe përjetësi e skalitur në ndërgjegjen e kombit shqiptar”, u shpreh Fazliu.

Epopeja e UÇK-së dhe sakrifica e familjes Jashari në Prekaz mbeten një nga ngjarjet më domethënëse të rezistencës shqiptare dhe një simbol i përhershëm i lirisë së Kosovës.



Të ndryshme
Më shumë
Muriqi rikthehet te Fenerbahçe, "Pirati" shënon histori në Mallorca18 June 2026
Vdes në moshë të re influencerja e njohur17 September 2026
Dy shtetas të Maqedonisë humbin jetën në aksident në autostradën Beograd – Nish21 December 2025