Nga Vendi
5 March 2026
Izet Mexhiti: Sakrifica e familjes Jashari mbetet udhërrëfyes për kombin shqiptar

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka përkujtuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë historike të sakrificës së familjes Jashari dhe rolin e saj në historinë e re të shqiptarëve.

“Në ditët e Epopesë së UÇK-së, kujtojmë me nderim e përulje sakrificën sublime të Familjes Jashari. Shembulli i Familjes Jashari është udhërrëfyes i përhershëm dhe akt i papërsëritshëm në historinë e re të kombit tonë. UÇK-ja e kryekomandantit Adem Jashari është krenaria e gjithë shqiptarëve”, u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se kujtimi i Epopesë së UÇK-së dhe i sakrificës së familjes Jashari mbetet një moment reflektimi për unitetin dhe përkushtimin ndaj vlerave të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.



Të ndryshme
Më shumë
Kasami: Nuk do të lejojmë ndërtime pa leje në Tetovë25 October 2021
Kosovë, 17 të vdekur dhe 557 raste të reja me Covid-19 8 December 2020
Nxënësit i kthehen nesër mësimit, shkollat të gatshme për pritjen31 August 2021