Nga Vendi
6 March 2026
Aliu paralajmëron digjitalizimin e plotë të evidencave shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se është përgatitur Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencat në fushën e shëndetësisë, i cili synon digjitalizimin e plotë të sistemit shëndetësor në vend.

Sipas tij, me këtë zgjidhje ligjore do të mundësohet mbajtja e evidencave shëndetësore në mënyrë plotësisht elektronike përmes sistemit kombëtar “Termini im”.

“Me këtë zgjidhje ligjore tejkalohen kufizimet e deritanishme në sistemin e evidencave shëndetësore dhe mundësohet mbajtja e tyre plotësisht në mënyrë elektronike përmes sistemit kombëtar të evidencave elektronike në shëndetësi ‘Termini im’. Dokumentacioni mjekësor, udhëzimet për specialistë, recetat dhe raportet do të ruhen në mënyrë digjitale, ndërsa dokumentacioni në letër do të përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme”, deklaroi Aliu.

Ai theksoi se një nga risitë kryesore është krijimi i Dosjes Elektronike Shëndetësore për çdo pacient, e cila do të përmbajë të gjitha të dhënat mjekësore dhe do të lehtësojë qasjen në shërbimet shëndetësore. Ligji parashikon gjithashtu harmonizimin e sistemeve informatike në institucionet publike dhe private, me qëllim rritjen e sigurisë dhe transparencës në menaxhimin e të dhënave shëndetësore.



Të ndryshme
Më shumë
Rexhepi paralajmëron krizë politike, mungesa e unitetit po dëmton shqiptarët18 March 2026
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, vizitoi çerdhen për fëmijë ’’Rinia’’ në qytetin e Tetovës23 March 2021
Parkuan veturat e tyre buzë detit, por këta shoferë në Kroaci siç duket nuk i kishin bërë mirë llogaritë10 August 2021