Nga Vendi
9 March 2026
Rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve, qytetarët krijojnë radhë në pompat e benzinës

Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut kanë pësuar rritje të ndjeshme, duke nxitur reagime dhe radhë të gjata nëpër pompat e benzinës në disa qytete. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet me pakicë janë rritur mesatarisht për 14,27 për qind, ku rritjen më të madhe e ka pësuar dizeli.

Sipas vendimit të ri, çmimi i Eurodizelit është rritur për 14,5 denarë për litër dhe ka arritur në 85,50 denarë. Ndërkohë, benzina Eurosuper BS-95 dhe BS-98 është shtrenjtuar për 5 denarë për litër, duke arritur përkatësisht në 79,50 dhe 81,50 denarë për litër.

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë bëjnë të ditur se rritja e çmimeve është pasojë e shtrenjtimit të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht të dizelit. Institucioni thekson se tregtarët kanë mundësi t’i shesin karburantet edhe me çmime më të ulëta se maksimumi i përcaktuar.

Pas njoftimit për rritjen e çmimeve, shumë qytetarë u drejtuan drejt pompave të benzinës për të mbushur rezervuarët, duke krijuar radhë të gjata. “Sa kohë pritët për të mbushur karburant, rreth 20 minuta. Duhet të shkoj në Ohër dhe nuk e di nëse do të ketë karburant”, tha një qytetar.

Qeveria ka paralajmëruar se në rast të rritjes së mëtejshme të çmimeve mund të ndërhyjë me masa në mbledhjen e radhës, ndërsa sipas autoriteteve rezervat e naftës në vend janë të mjaftueshme për më shumë se 60 ditë.



Të ndryshme
Më shumë
Prej nesër në Maqedoni mund të lejohen dasmat nëpër restorante, por këto janë kushtet30 July 2020
Oriola përsëri në qendër të vëmendjes më kostumin transparent të larjes20 July 2020
Tetovë: Gjoba prej 200 - 500 euro për shitjen dhe përdorimin e kapsollave 8 December 2020