Nga Vendi
22 June 2020
Gjithsej 5196 të infektuar me COVID-19 në Maqedoni, këta janë qytetet me më shumë raste aktive

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se në nivel shtetëror ka 2975 raste aktive me COVID-19, ndërsa sa i përket statistikave sipas qyteteve, kryeson kryeqyteti me rreth 1721 raste aktive.

Pas Shkupit, qyteti me më shumë raste aktive me coronavirusin e ri është Tetova me 326 raste aktive. Në vendin e tretë është Kumanova me 241 raste.

Më pas vijojnë Shtipi (188), Struga (100), Ohri (92) dhe Gostivari me 50 raste aktive.

Ndërsa sa i përket komunave të Shkupit në vendin e parë është Çairi me gjithsej 394 raste aktive, pasuar nga Gazi Baba me 156, Aerodromi me 135, Buteli me 144, Qendra me 137, Karposhi me 116 dhe Saraji me 137.

Ndryshe, sot Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 90 raste të reja. Ndërsa numri i përgjithshëm është 5196, prej të cilëve 1974 janë shëruar, ndërsa 247 kanë ndërruar jetë.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet lokale në Kosovë, sinjal për ndryshime të mëdha në skenën qendrore politike13 October 2025
Biznesmenit në Shqipëri ia presin gishtin dhe ia marrin 100 mijë euro25 October 2021
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, temë në takimin e Osmanit me presidentin bullgar29 October 2025