Nga Vendi
9 March 2026
Debat politik për migrantët në Maqedoninë e Veriut, LSDM dhe VMRO-DPMNE me qëndrime të kundërta

Tema e migrantëve ka nxitur përplasje të reja politike mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Përfaqësuesit e dy partive kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me pretendimet për pranimin e migrantëve në vend.

Nga LSDM thonë se debati për terminologjinë është i panevojshëm dhe se thelbi i çështjes mbetet i njëjtë, pavarësisht se si quhen personat që mund të vijnë në vend. “Edhe Mickoski edhe VMRO-DPMNE mund t’i quajnë si të duan këta njerëz, migrantë, azilantë, refugjatë ose punonjës ekonomik. Thelbi është i njëjtë, ndryshon vetëm termi për të manipuluar me të vërtetën”, deklaroi Andrej Zhernovski nga LSDM.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE mohon kategorikisht se ekziston ndonjë marrëveshje për strehimin e migrantëve në Maqedoninë e Veriut. “Nuk ka marrëveshje, nuk ka bisedime, nuk ka qendra migrantësh dhe nuk ka migrantë. Kishte vetëm veprime destruktive nga ana e LSDM-së dhe përsëritje të të njëjtës gënjeshtër”, tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.

Debati u rikthye në vëmendje pas deklaratës së ambasadorit britanik në vend, Methju Llauson, i cili në një intervistë tha se nuk ekziston marrëveshje mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut për pranimin e migrantëve në këmbim të mbështetjes financiare.



Të ndryshme
Më shumë
”Nuk është marre me të dështu martesa”, Tayna reagon pas tragjedisë në Ferizaj25 August 2021
Prej nesër në Maqedoni mund të lejohen dasmat nëpër restorante, por këto janë kushtet30 July 2020
Mozzik zbulon kopertinën e albumit “Mozzart” 4 July 2020