Nga Rajoni
9 March 2026
Rama dënon sulmin balistik iranian ndaj Turqisë: Shqipëria mbështet NATO-n dhe Aleatët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të dytë me raketa balistike nga Irani ndaj Turqisë më 9 mars, duke e konsideruar këtë veprim “shqetësues dhe destabilizues”.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht shqetësues dhe thekson edhe më tej natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve,” shkroi Rama në rrjetin social X.

Ai shtoi se Turqia është partner strategjik dhe Aleat i çmuar i NATO-s dhe vlerësoi reagimin e shpejtë të Aleancës: “Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë Aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të Aleancës sonë.”

Sulmi u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s, ndërsa fragmentet e raketës ranë në qytetin e Gaziantepit pa shkaktuar viktima.



Të ndryshme
Më shumë
Kjo është arsyeja që Enis Bytyqi nuk i shikon femrat 6 February 2022
Nëna e ish-presidentit Thaçi feston 84-vjetorin e lindjes, deputetja Musliu e viziton në shtëpi 4 August 2021
Vullnet Murseli do ta ridizajnoi sheshin e qytetit sipas kritereve bashkëkohore estetike, urbanistike dhe arkitektonike11 October 2021