Nga Vendi
10 March 2026
Qeveria paralajmëron kontrolle në markete për çmimet e ushqimeve

Inspektorati Shtetëror i Tregut do të nisë kontrolle të shtuara në treg për të monitoruar çmimet e produkteve ushqimore dhe për të parandaluar abuzimet eventuale nga ana e operatorëve ekonomikë.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, bëri të ditur se tashmë është formuar një ekip i posaçëm dhe është përgatitur një plan operativ për mbikëqyrje të zgjeruar në treg.

“Që nga sot Inspektorati Shtetëror i Tregut formon ekip, përgatisim plan operativ dhe do të kemi mbikëqyrje inspektuese në markete, distributorë dhe importues të ushqimit, si dhe tek prodhuesit e ushqimit”, deklaroi Stojkoski.

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë një takim me përfaqësues të zinxhirëve të supermarketeve dhe hipermarketeve, me qëllim që të parandalohet rritja e menjëhershme e çmimeve.

“Gjatë ditës së nesërme kam takim edhe me zinxhirët e supermarketeve, hipermarketeve e të tjerë. Dua të bisedoj me ta që ky presion të mos shfrytëzohet për rritje të menjëhershme të çmimeve dhe presioni të mos bartet mbi shportën konsumatore të qytetarëve, në mënyrë që të mos kemi ne si Qeveri nevojë të ndërmarrim masa të tjera, do të thosha ofensive”, deklaroi Mickoski.

Ekspertët vlerësojnë se çdo krizë ekonomike globale, veçanërisht rritja e çmimeve të derivateve të naftës, reflektohet drejtpërdrejt në çmimet e produkteve në treg. Një rritje e theksuar e çmimeve u regjistrua gjatë krizës së COVID-19, ndërsa edhe pse në bursat ndërkombëtare çmimet janë stabilizuar, në tregun vendas ato vazhdojnë të mbeten të larta./ Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata Kushtetuese i jep 34 ditë Kuvendit për zgjedhjen e presidentit25 March 2026
“Hej botë, të intereson se çfarë ndodh këtu?”, letra prekëse e studentes afgane pas pushtimit nga talibanët23 August 2021
Rezultatet në Komunën e Strugës me 12,3% vota të numëruara31 October 2021