Nga Bota
11 March 2026
Rritja e çmimit të naftës i jep Rusisë avantazh ekonomik mes tensioneve globale

Rritja e ndjeshme e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare po i jep Rusisë një frymëmarrje të re ekonomike, në një kohë kur vendi përballet me presion të vazhdueshëm nga sanksionet perëndimore.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, çmimi i një fuçie nafte ka kaluar shifrën e 100 dollarëve, niveli më i lartë që nga viti 2022. Kjo situatë, e ndikuar edhe nga tensionet në Lindjen e Mesme, konsiderohet si një zhvillim që mund të forcojë përkohësisht pozitat ekonomike të Moskës.

Zyrtarë rusë kanë reaguar duke theksuar rëndësinë e Rusisë në tregun global të energjisë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia “ishte dhe mbetet furnizues i besueshëm energjie”, duke shtuar se furnizimet për tregjet ndërkombëtare do të vazhdojnë.

Ndërkohë, Kirill Dmitriev ka paralajmëruar se “tsunami i tronditjes së naftës sapo ka filluar”, duke lënë të kuptohet se luhatjet në tregun energjetik mund të jenë edhe më të forta në periudhën në vijim.

Ekspertët vlerësojnë se rritja e çmimit të naftës mund t’i japë Kremlinit mundësi të kompensojë një pjesë të humbjeve të shkaktuara nga sanksionet dhe të financojë planet strategjike. Megjithatë, ata paralajmërojnë se kjo mbetet një lehtësim i përkohshëm dhe se ekonomia ruse vazhdon të përballet me sfida afatgjata.

Burimi: Klan News



Të ndryshme
Më shumë
Pjesë të një sateliti të NASA-s pritet të bien në Tokë, rreziku për njerëzit mbetet minimal10 March 2026
Trump: Irani të negociojë drejtpërdrejt me SHBA, lufta mund të përfundojë shpejt27 April 2026
Shopova: Spitalet modulare të ndërtuara pa respektuar standardet, si i lejoi Inspektorati që ato të viheshin në përdorim!? 9 September 2021