Nga Rajoni
7 July 2021
“Pusho i qetë baba Haxhi” – djali i Veselit me fjalë prekëse për gjyshin e ndjerë

Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka shkruar fjalë prekëse për gjyshin e tij, që vdiq sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Klestori ka shkruar se edhe në prag të vdekjes ai e ktheu djalin e vetë në Kosovë.

“Nuk të ka hije me qesh, është çështje serioze”, Abelard Tahiri i reagon kryeministrit Kurti
“Luftove një betejë të fortë, mbajte një qëndërim burrëror, e edhe në prag të vdekjes e ktheve birin tënd në vendin e vet e në mesin tonë, edhe kur trupi të lëshoj ja arrite të na sjellës një të mirë të fundit! Për këtë do të jemi përgjithmonë mirënjohes. Pusho i qetë baba Haxhi”, ka shkruar Klestori.

Ndryshe, Fazli Veseli, babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka vdekur sot. I njëjti ishte në gjendje të rëndë shëndetësore qe disa muaj.



Të ndryshme
Më shumë
Gjilani feston 18-vjetorin e Pavarësisë me koncert madhështor dhe emocione të papërsëritshme18 February 2026
Kallashi e ndez rrjetin me fotografitë e fundit 7 September 2021
Ahmeti: Zaevi e ka tepruar me deklarata se do ta çon BDI-në në opozitë 9 July 2020