Nga Rajoni
11 March 2026
Presheva dhe Shqipëria nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Andis Salla, ku u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e bujqësisë ndërmjet ministrisë dhe Komunës së Preshevës.

Sipas Sinanit, ky memorandum synon të hapë një kapitull të ri të bashkëpunimit institucional dhe të krijojë mundësi konkrete për mbështetjen e fermerëve, modernizimin e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural në Preshevë.

Ajo ka shprehur mirënjohje për gatishmërinë e institucioneve shqiptare për të thelluar bashkëpunimin me komunën që drejton. “Falënderoj Ministrin Salla për përkushtimin dhe vullnetin për të thelluar bashkëpunimin me Komunën e Preshevës, si dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd për mbështetjen dhe rolin e saj në forcimin e lidhjeve institucionale”, ka theksuar Sinani.

Sipas saj, Komuna e Preshevës mbetet e përkushtuar për ndërtimin e partneriteteve të forta që sjellin zhvillim konkret dhe mundësi të reja për fermerët dhe ekonominë lokale.



Të ndryshme
Më shumë
zgjedhjeve kaloi mirë, procesi i votimit ishte i qetë16 July 2020
Ali Ahmeti: Shqiptarët janë krenar me punët dhe kuadrot e BDI-së11 October 2021
Qeveria e Maqedonisë do të ndihmojë Qendrat e Fitnesit, studiot e fotografimit, udhëzuesit turistik dhe vendet për lojëra 7 July 2021