Nga Vendi
12 March 2026
Arrestohet një person në Tetovë pas sulmit fizik pas një seance gjyqësore

Policia në Tetovë ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik ndaj një bashkëfshatari të tij.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 11 mars 2026, rreth orës 13:15, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria M.Z., 46 vjeç, nga fshati Zhelinë.

Siç bëhet e ditur, arrestimi është kryer pas një denoncimi paraprak se, menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore, ai ka sulmuar fizikisht personin B.XH., 54 vjeç, po ashtu nga fshati Zhelinë.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të përgatitet parashtresë përkatëse.



Të ndryshme
Më shumë
Dalin pamje të reja të ditëlidjes së Anës, konfirmon lidhjen me ish-konkurrentin e Përputhen! 4 August 2021
Vuçiç vë në alarm shërbimet sekrete: Jam përgjuar për 1 vit e gjysmë 3 January 2021
Rama: Keqpërdoret flamuri kombëtar dhe ai i UÇK-së në protestat në Tiranë21 June 2026