Nga Rajoni
12 March 2026
Ardita Sinani takon Presidentin Bajram Begaj, në fokus Presheva dhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka zhvilluar një takim zyrtar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ku në qendër të bisedimeve ishte situata dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Gjatë takimit, Sinani e informoi presidentin për zhvillimet aktuale në Preshevë, duke theksuar nevojën për mbështetje më të madhe institucionale për komunitetin shqiptar në këtë rajon.

Ajo bëri të ditur se në takim u diskutua edhe për projekte zhvillimore dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Preshevës dhe atyre të Shqipërisë në fusha që lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien e qytetarëve.

Sinani theksoi se, “e informova për zhvillimet në Preshevë dhe për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës”, duke shtuar se shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në arsim, kulturë dhe zhvillim ekonomik.



Të ndryshme
Më shumë
“Jo në emrin tim!”, sot në Shkup mbahet marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së27 September 2026
Joseph: Serbia, Rusia e Kina do ta shfrytëzojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së kundër Kosovës17 September 2026
50 futbollistët më të shtrenjtë në histori të futbollit 4 July 2020