Nga Rajoni
17 September 2026
Joseph: Serbia, Rusia e Kina do ta shfrytëzojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së kundër Kosovës

Profesori i “Johns Hopkins University”, Edward P. Joseph, e ka cilësuar shokues vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg ish krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në një intervistë për “War Report” në ABC News, Joseph u shpreh se këtë vendim, Serbia do e përdorë për të diskretituar UÇK dhe veprimtarinë e saj.

Joseph shtoi se Serbia dhe aleatët e saj, Rusia dhe Kina, do përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën.

“Kjo gjë do të përdoret nga Serbia si mjet për të diskretituar UÇK, veprimtarinë e saj. Do të përdoret nga Rusia dhe Kina. Do përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën. Ne kemi parë këtë muaj në Serbi, që është nderuar imazhi i këtij personazhi, kemi parë ceremoni, është përdorur gjuhë urrejtjeje në Beograd. Ne kemi dëshmuar sesa të gjata janë dëmet që janë dhënë. Dënimi nuk është i barabartë me dënimet që kanë marrë figurat serbe, që kanë kryer krime”, theksoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut29 July 2021
Kërkesa për kufizim ligjor të rrjeteve sociale për fëmijët, rritet shqetësimi për ndikimin negativ12 April 2026
“S’kemi asgjë për të njoftuar tani”, Pentagoni nuk jep detaje për idenë e Albin Kurtit që Bondsteel-i të bëhet bazë e përhershme amerikane16 October 2026