Nga Rajoni
12 March 2026
Rama shtron iftarin tradicional në Tiranë, mesazhe për bashkëjetesë dhe rrugën europiane të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, kanë organizuar mbrëmjen e kësaj të enjteje një iftar tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku morën pjesë besimtarë dhe përfaqësues të jetës politike dhe institucionale.

Në fjalën e tij përpara të ftuarve, Rama theksoi simbolikën e sofrës së iftarit si një moment bashkimi dhe reflektimi. Ai u shpreh se, “sofra e iftarit është e vetmja sofër ku je edhe shtrues, edhe i shtruar, edhe zot shtëpie, edhe mik, një vend ku njerëzit bashkohen përtej dallimeve”.

Kryeministri theksoi gjithashtu vlerat e tolerancës fetare në Shqipëri, duke nënvizuar se besimi nuk duhet të jetë një vijë ndarëse mes njerëzve. Sipas tij, “në Shqipëri besimi nuk është një vijë që ndan, por një sofër që bashkon”.

Gjatë fjalimit, Rama foli edhe për perspektivën europiane të vendit, duke shprehur optimizmin se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade. Ai theksoi se dëshiron që ky të jetë mandati i fundit i një kryeministri shqiptar jashtë shtëpisë së Evropës së bashkuar.

Në iftarin e organizuar në Tiranë morën pjesë edhe personalitete të larta të shtetit, mes tyre presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si dhe ministra dhe figura të tjera të jetës politike.



Të ndryshme
Më shumë
Gastronomët në Maqedoni presin që masat e reja të anulohen, paralajmërojnë protesta13 August 2021
Vizita e Mbretit Charles në SHBA vijon mes masave të shtuara sigurie pas incidentit në Uashington27 April 2026
ShBA dhe Shqipëria diskutojnë forcimin e rolit strategjik në sigurinë e NATO-s24 April 2026