Nga Rajoni
12 March 2026
Rama për median turke: Nëse Kosova është nën kërcënim ekzistencial, atëherë është edhe Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për të përditshmen turke “Türkiye Today”, ka folur për zhvillimet rajonale, marrëdhëniet me Turqinë dhe tensionet me Serbinë, duke theksuar mbështetjen e palëkundur të Tiranës për Kosovën.

Rama u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë të forta dhe strategjike, por sipas tij ndikimi ekonomik i Ankarasë në Ballkan nuk përputhet gjithmonë me ndikimin e saj politik. Ai theksoi gjithashtu marrëdhënien e tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, duke thënë se, “kam një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Erdogan, ai është shumë i drejtpërdrejtë, po është po dhe jo është jo”.

Në intervistë, Rama komentoi edhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, i cili ka akuzuar Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për krijimin e një aleance ushtarake kundër Serbisë. Kryeministri shqiptar i hodhi poshtë këto pretendime duke theksuar se ato burojnë nga frika dhe tensionet rreth çështjes së Kosovës.

Ai deklaroi se, “presidenti Vuçiç ka makthin e tij, që është Kosova”, duke shtuar se realiteti i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm.

Rama theksoi gjithashtu se çdo kërcënim ndaj Kosovës prek drejtpërdrejt edhe Shqipërinë. Sipas tij, “nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, atëherë është edhe Shqipëria”.



Të ndryshme
Më shumë
Pas votimit u ndaluan dy persona në Çair, policia jep detaje19 October 2025
VLEN: Zgjedhjet ishin lokale, por disfatat e AKI-së janë kombëtare23 October 2025
Të hënën fillon fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut27 September 2025