Nga Rajoni
13 March 2026
Rama paralajmëron rezolutë në Kuvend për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se javën e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë dhe të votojë një rezolutë për shpalljen e Irani shtet sponsor të terrorizmit.

Gjatë një konference për mediat në godinën e Kryeministrisë, Rama theksoi se përmes kësaj rezolute do të shpallen organizata terroriste edhe Garda Revolucionare Islamike dhe Hezbollah.

“Sepse kjo është e vërteta, bashkë me të do të shpallet organizatë terroriste edhe Garda Republikane e Iranit dhe Hezbollahu”, deklaroi Rama para gazetarëve.

Ai shtoi se ky hap nuk është i paprecedentë në arenën ndërkombëtare, pasi vende të tjera aleate e kanë ndërmarrë më herët një veprim të tillë. “Në këto hapa nuk jemi pionierët sepse ka pasur më parë edhe partnerë, aleatë që i kanë hedhur, por është koha që ta bëjmë edhe ne këtë gjë”, u shpreh kryeministri.



Të ndryshme
Më shumë
Ja cilat drejtori i merr koalicioni ASH-Alternativa nese fiton Danella Arsovska20 October 2021
OBRM-PDUKM: Masat anti-kovid janë të vonuara dhe joefikase 9 August 2021
Analistja franceze thotë se Kosova është “kolonizuar” nga shqiptarët dhe është e serbëve25 October 2021