Nga Vendi
30 September 2021
Duka: BDI e realizoi agjendën kombëtare, tani radhën e ka agjenda e blertë

Sonte në emisionin Click Plus në TV21 ishin të pranishëm Duka nga radhët e BDI-së dhe Pocesta nga ASH-ja.

Hekuran Duka tha se agjendën nacionale BDI e ka realizuar të gjithën ndërsa tani agjenda e blertë është ajo e cila e ka radhën të realizohet dhe këtë më së miri e bën Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Njëjtë siç ka thënë lideri ynë Ali Ahmeti se agjenda e blertë është një filozofi. Agjenda e blertë është jetë ashtu them edhe unë”, ka thënë Duka.

Gjithashtu Duka tha se ne si shtet po hapërojmë drejt Europës dhe duhet të përgatitemi mirë, ti kushtojmë rëndësi sa më shumë jetës dhe këtë do ta bëjmë me agjendën e blertë. Rikonstruimi i shkollave, uji i pijshëm, ndërtimi i deponive regjionale dhe projekte të tjera janë pjesë e punës sonë të cilën do ta realizojmë.



Të ndryshme
Më shumë
Apple kalon në epokë të re, John Ternus pason Tim Cook si drejtor ekzekutiv21 April 2026
Ali Ahmeti: Gjermania partnere e rëndësishme e vendit dhe e perspektivës evropiane 5 October 2026
Ministritë Që Do Ti Drejtojë LSDM Dhe Partitë E Koalicionit “Mundemi19 August 2020