Nga Bota
13 March 2026
SHBA ofron shpërblim deri në 10 milion dollarë për informacione mbi liderët iranianë të organizatave terroriste

Programi “Shpërblime për Drejtësi” i Departamenti i Shtetit të SHBA-së po kërkon informacione mbi udhëheqësit iranianë të organizatave terroriste, duke përfshirë Mojtaba Khamenei, dhe po ofron shpërblime deri në 10 milion dollarë për informacion të vlefshëm.

Sipas DASH, “Këta individë komandojnë dhe drejtojnë njësi të Korpusit të Gardës Revolucionare, të cilat planifikojnë, organizojnë dhe ekzekutojnë akte terroriste në të gjithë botën”. Në listë përfshihen gjithashtu Ministri i Inteligjencës, Esmail Khatib, Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Ali Asghar Hejazi, Gjeneral Major, Yahya Rahim Safavi, Gjeneral Brigade, Eskandar Momeni dhe Sekretari i Këshillit Suprem, Ali Larijani.

Sot, Ali Larijani mori pjesë në demonstratat e Ditës së Al-Kuds në Teheran dhe publikoi foto nga pjesëmarrja e tij, duke rikonfirmuar rolin e tij aktiv në aktivitetet publike.



Të ndryshme
Më shumë
VLEN: "Koalicioni i Ahmetit po shembet, shqiptarët kërkojnë ndryshim të vërtetë"17 May 2025
Labinot Tairi merr një vendim prekës për djalin e Shpat Kasapit21 July 2026
Prej sot hapen për pagesë sportelet e Postës së Maqedonisë 1 March 2021