Nga Rajoni
15 March 2026
“Eksperienca është shuma e disfatave të pësuara në jetë”, Ilir Kulla publikon foto nga takimi me Romano Prodin në Baku

Analisti dhe studiuesi Ilir Kulla ka publikuar në rrjetin social Facebook një fotografi nga një takim pune me një nga figurat më me ndikim të politikës italiane, ish-kryeministrin dhe profesorin Romano Prodi.

Takimi është zhvilluar në Baku, ku Kulla ka ndarë me ndjekësit një reflektim mbi përvojën në politikë.

Në postimin e tij ai citon një mendim të një paraardhësi të profesor Prodit, duke theksuar se “eksperienca është shuma e disfatave të pësuara në jetë”. Sipas Kullës, në kohët e sotme përvoja e figurave të tilla si Prodi mbetet më shumë se e vyer për debatin dhe zhvillimet politike.



Të ndryshme
Më shumë
Pritet të mbërrijnë doza të reja të vaksinave “AstraZeneka” dhe “Sputnik” 2 July 2021
Valbon Limani, vizion i qartë dhe mbështetje e gjerë qytetare 8 January 2026
Pse shkoi në pushime me Norën? Flet Roberti 8 October 2026