Në përvjetorin e parë të tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën disa të rinj, përfaqësues të lartë të shtetit dhe politikës u mblodhën për të bërë homazhe në nder të viktimave. Në mesin e tyre ishte edhe lideri i opozitës dhe kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili shprehu ngushëllimet për familjet e të ndjerëve.
Filipçe theksoi se dhimbja e familjarëve është e papërshkrueshme dhe se kujtimi për jetët e humbura do të mbetet i përjetshëm.
“Sot në Koçan u bëjmë respekt të thellë jetëve të reja që humbën shumë shpejt. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen dhe trishtimin e familjeve që humbën të dashurit e tyre. Ngushëllime prindërve dhe të dashurve të tyre. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre”, deklaroi Filipçe.
Ceremonia përkujtimore u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët bënë homazhe për viktimat e tragjedisë që tronditi opinionin publik një vit më parë.