Nga Rajoni
18 March 2026
Gruda: Kuvendi i Kosovës ka përfunduar mandatin, nuk ka kthim pas

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se situata aktuale në Kosovë nuk përbën krizë kushtetuese, por një krizë politike, duke theksuar se Kuvendi i legjislaturës së dhjetë e ka përfunduar mandatin e tij.

Në një paraqitje televizive, ai u shpreh i bindur se institucioni ligjvënës nuk do të rikthehet më, duke deklaruar se, “ky Kuvend e ka kryer mandatin e vet, ky Kuvend nuk kthehet më”.

Sa i përket mundësisë së një takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, Gruda theksoi se ky takim nuk do të ndodhë pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e shpërndarjes së Kuvendit.

Ai shtoi se, “kryetari ynë është përgjigjur dhe ka thënë që nuk takohet pa dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, duke nënvizuar se sipas tij, pas këtij vendimi do të konfirmohet se Kuvendi tashmë është shpërndarë në mënyrë kushtetuese.



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM: Në BE nuk shkohet me kriminelë të LSDM-së dhe BDI-së23 June 2021
Ema Andrea zbulon se ka folur me Monika Lubonjën pas skandalit: Është rëndë bajagi, më shumë se e gjunjëzuar 4 October 2026
Mërgimtari kthehet pas 6 viteve në Kosovë, takon për herë të parë të dashurën që e njoftoi në “Instagram”29 July 2021