Nga Rajoni
18 March 2026
Majorja Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit ka bërë të ditur se majorja kosovare Vjollca Hoti është nderuar nga Akademia Kombëtare e FBI-së, duke përfaqësuar Kosovën në një nivel global.

Në njoftim theksohet se, “Kosova është një nga vendet më me fat në botë që ka gra kaq të patrembura dhe frymëzuese që e përfaqësojnë atë në nivel global. Major Hoti është simbol i forcës, guximit dhe krenarisë, duke hapur rrugën për udhëheqëset e ardhshme”.

Shoqata shton se arritja e saj pasqyron traditën krenare të Policisë së Kosovës në dërgimin e drejtuesve të saj në akademitë më elitare të zbatimit të ligjit në botë, duke dëshmuar se gratë e Kosovës udhëheqin, sjellin inovacion dhe shkëlqejnë në skenën globale.



Të ndryshme
Më shumë
7 mijë persona kanë humbur vendin e tyre të punës shkaku i krizës me korona virusin 3 July 2020
Disa arrestime për ryshfet në bujqësi, reagojnë nga LSDM: Rrezikohet programi IPARD-3 në vlerë të 128 milionë euro 8 November 2025
Në kuadër të një loje, Roza Lati e quan të pamoralshme banoren Erjola Doçi26 January 2024