Nga Vendi
19 March 2026
Alternativa drejt bashkimit në VLEN, Kuvendi Qendror i jep mandat të plotë Bekim Salit

Kuvendi Qendror i Alternativës ka vendosur që partia të bashkohet në subjektin e ri politik VLEN, duke hapur rrugën për një fazë të re të organizimit politik. Në këtë drejtim, është marrë edhe vendimi që, deri në përfundimin e procesit të unifikimit, të pushojnë të gjitha organet aktuale të partisë.

Po ashtu, Kuvendi Qendror ka sugjeruar që para nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare të detajohen qartë të drejtat dhe detyrimet e secilit organ në strukturën e ardhshme të VLEN-it, me qëllim funksionimin e qëndrueshëm të subjektit të ri politik.

Në të njëjtën kohë, kryetari i Alternativës, Bekim Sali, është autorizuar të vazhdojë negociatat për unifikimin, duke marrë mandat të plotë për vendimmarrje në këtë proces.



Të ndryshme
Më shumë
Shehu: Listat e hapura në zgjedhjet lokale do të jenë test për zgjedhjet kuvendare18 June 2021
Qeveria Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak se hapte rrugë për martesat e personave të gjinisë së njëjtë11 October 2026
Falsifikimi i fotografisë së shqiptares nga Kosova, Sherife Luta – propaganda ruse e paraqet si viktimë serbe30 August 2021