Sport
21 March 2026
Show pa gola mes Elbasanit dhe Egnatias

Përfundoj me rezultatin 0-0 ndeshja mes Elbasanit dhe Egnatias, në një ndeshje ku nuk mungoi asgjë përveç se golave.
Një ndeshje që fillon me karton të kuq për vendasit në minutën e  5' për lojtarin Insa Boye, po në pjesën edhe Egnatia ndëshkohet me të kuq, kësaj rradhe është Flamur Ruçi ku merr të dytin të verdhë në minutën 29' për t'u kthyer në të kuq. Të dyja ekipet mbyllin pjesën e parë me 10 lojtar. Ishte Elbasani ekipi që vuri në vështirësi mbrojtjen e Egnatias, ku Xhonatan Lajthia përball Mario Dajsinanit  godet shtyllën. 

Pjesa e dytë  ka si protagonistë kryesorë përsëri sulmuesin Lajthia dhe portierin Dajsinanit, ku Lajthia me një goditje me të djathtën nga jashtë zone bën që Dajsinani të vendoset në vështirësi, por të tregojë cilësitë e tij si portieri më i mirë në Abissnet Superiore.

Pavarësisht problematikave që Egnatia kishte për shkak të dënimit të gjithë stafit dhe kapitenit Albano Aleksi, arriti të merrte 1 pikë mjaft me vlerë në Elbasan Arena. 

Gazetare Mirela Haxhiaj



Të ndryshme
Më shumë
Zjarri në Gërçishte të Vallandovës ende nuk është vënë nën kontroll, dje lëndime të lehta morën dy të punësuar 2 July 2025
Danja Koka do të prezantojë këtë emision në TCH 1 May 2025
Dialogu Kosovë-Serbi, Ali Ahmeti: Nuk mund të ecet përpara me hasmëri shekullore30 August 2021