Sport
21 March 2026
26 heronjtë e Silvinjos përball ëndërrës Amerikane 2026

Kombëtarja Shqiptare e futbollit ka publikuar listën e lojtarëve që do jenë të grumbulluar në dy ndeshjet deçizive në fazën play off për Kampionatin Botëror 2026. 
Tranjeri Silvinjo vazhdon të besoj boshtin kryesor, por kësaj rradhe me disa surpriza, të rinj dhe të rikthyer pas një kohe shumë të gjatë mungese, gjithash edhe mungesa të rëndësishme në disa reparte të ekipit.

Në portën e Kombëtares nuk ka lëvizje, pasi të tre gardianët kanë kohë që kanë besimin e trajnerit, duke filluar me Strakoshën, Kastratin dhe Dajsinanin. 
Ndërsa në mbrojtje janë plot 10 lojtar që tranjeri ka vendosur t'u besoj në këto dy ndeshje vendimtare. Duke filluar me kapitenin Berat Gjimshiti, e më pas me Arlind Ajetin, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Naser Aliji e për ta mbyllur me dy hyrjet më të reja që Silvinjo i shikon si të ardhmen e kombëtares, Stavro Pilo dhe Bujar Pllana. 

E ndërsa ekuilibrin e mesfushës si gjithmonë janë Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu dhe Adrion Pajaziti.  Kurse në mesfushën e avancuar të kombëtares janë grumbulluar lojtar si Nedim Bajrami, Jasir Asani, Arbër Hoxha, Nazmi Gripshi dhe mbas 3 vitesh pa një ftesë, tani i vjen rradha e Anis Mehmeti. 

Për sa i përket sulmit dhe problematikave të dëmtimeve që pësuan Mirlind Daku dhe Rei Manaj duke e vendosur kështu në vështirësi tranjeri ka zgjedhur të besoj tek Ernest Muçi, Armando Broja, dhe Myrto Uzuni.

Ndeshja e parë play off ndaj Polonisë do luhet në Varshavë në datën 26 Mars, ku djemtë Kuq e Zi besojnë tek mrekullia për të arritur në Kupën e Botës për herë të parë. 

Gazetare Mirela Haxhiaj



Të ndryshme
Më shumë
Johnson: Bota do të shikojë nëse veprat e talibanëve përputhen me fjalët e tyre18 August 2021
Gjykata e shpall të pafajshëm dhe e liron qytetarin, por polici e vret 5 July 2021
Cristiano Ronaldo largohet nga Arabia Saudite drejt Madridit mes tensioneve të sigurisë 3 March 2026