Nga Vendi
22 March 2026
Mickoski paralajmëron tregtarët për çmimet, masa ndaj abuzimeve në treg

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar masa ndaj çdo rritjeje të pajustifikuar të çmimeve, duke theksuar se qeveria nuk do të tolerojë praktika që dëmtojnë standardin e jetesës së qytetarëve.

Ai bëri të ditur se institucionet përkatëse po monitorojnë nga afër situatën në treg, veçanërisht për produktet bazë, ndërsa inspektoratet janë angazhuar në terren për të parandaluar çdo abuzim të mundshëm.

Sipas tij, qeveria ka një plan të qartë veprimi dhe është e gatshme të reagojë menjëherë ndaj çdo keqpërdorimi në treg, me synim mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik.

“Nëse shohim se kemi sjellje jo etike nga zinxhirët e marketeve, furnizuesit, prodhuesit, kuptohet se ne si qeveri do t’i ndërmarrim të gjitha masat që kemi në dispozicion. Inspektorati i Tregut është në terren. Nga ajo që shoh kemi rritje të vajit dhe tek vezët, flas për rritje që është më e theksuar, tek produktet tjera çmimet në parim nuk ndryshojnë nga mesatarja e periudhës së kaluar”, deklaroi Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
Flet Filipçe: A do të kemi valë të re të COVID-19? 13 October 2021
Maqedoni: propozon test PCR për qytetarët e Kosovës që kalojnë tranzit 19 August 2020
Filipçe: Situata është stabile, nuk planifikojmë kufizime të reja21 June 2021