Nga Vendi
16 July 2020
Këta janë 32 deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut (Emrat)

Në Maqedoninë e Veriut janë përpunuar 99 për qind të rezultateve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe rezulton se partitë politike shqiptare do të kenë 32 deputetë në Parlament.

Kështu, Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit, do të ketë 15 deputetë, pesë më shumë nga sa kishte në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtar për qeverinë e re.

Në njësinë numër gjashtë BDI ka fituar me 7 deputetë, në njësinë e pestë me 3 deputetë, njëzia numër dy, 3 deputetë, ndërsa në njësinë numër një, 2 deputetë.

Koalicioni mes dy partive, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës do të ketë 12 mandate deputetësh. Shohim edhe këtu një rritje të konsiderueshme të numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar.

Në njësinë e gjashtë këto dy parti kanë ftuar 6 deputetë, në të pestën 1 deputet, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputet.

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit, e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputetë. Ndërsa, Partia Demokratike e kryesuar nga Menduh Thaçi mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore.

NJËSIA ZGJEDHORE 1

BDI:

Izet Mexhiti

Arben Ziberi

BESA: Zeqirija Ibrahimi

AAA: Skender Rexhepi

ASH: Abdulla Saliu

NJËSIA ZGJEDHORE 2

BDI:

Arbër Ademi
Berat Ajdari
Merita Koxhaxhiku

BESA: Afrim Gashi

ASH: Elmi Aziri

AAA: Safije Sadiki

NJËSIA ZGJEDHORE 5

BDI:

Agim Shaqiri
Ismail Jahoski
Arbana Pasholli

ASH:

Syrija Rashidi
Remzi Memedi

NJËSIA ZGJEDHORE 6

BDI:

Ali Ahmeti
Talat Xhaferi
Shpresa Hadri
Branko Manajlovski
Xhevat Ademi
Mirsade Emini-Asani
BAjram Kadrija

PDSH:

Menduh Thaçi

BESA:

Bilall Kasami
Fadil Zendeli (RDK)

ASH:

Ziadin Sela
Adnan Neziri
Ilire Dauti
Hysni Ismaili
Halil Snopçe
Artina Qazimi



Të ndryshme
Më shumë
Vendi ku ra shi për herë të parë pas 70 viteve20 August 2021
Burri raporton në polici: Më ka humbur gruaja nga 24 gushti27 August 2021
Ministria e Shëndetësisë: 19 spitalet modulare në Maqedoninë e Veriut janë ndërtuar sipas të gjitha standardeve mjekësore dhe të sigurisë 9 September 2021