Nga Vendi
22 March 2026
Mucunski në Bruksel, takime kyçe për integrimin evropian të vendit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timčo Mucunski, do të zhvillojë një vizitë pune dyditore në Bruksel, ku pritet të realizojë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane.

Sipas njoftimit zyrtar, ai do të takohet me eurokomisioneren për zgjerim, Marta Kos, si dhe me nënkryetaren ekzekutive të Komisionit Evropian, Roxana Mînzatu. Po ashtu, së bashku me ministrin Cvetan Tripunovski, do të zhvillojë takim edhe me Elisabeth Werner, drejtoreshë e përgjithshme për bujqësi dhe zhvillim rural në Komisionin Evropian.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, janë planifikuar edhe takime me deputetë të Parlamenti Evropian, si dhe një brifing me përfaqësues të vendeve anëtare në Grupin Punues për Zgjerim pranë Këshilli i Bashkimit Evropian.

Në kuadër të vizitës, ministri do të marrë pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët “A path for European enlargement”, organizuar nga Friends of Europe.

Në njoftim thuhet se fokusi i kësaj vizite do të jetë avancimi i procesit të integrimit evropian të vendit, dinamika e negociatave për anëtarësim, si dhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.



Të ndryshme
Më shumë
Menduh Thaçi kapet duket shkatërruar bilborde të ASH-së30 September 2021
Policia e Maqedonisë me aksion kundër motoçiklistët që organizojnë gara ilegale mes tyre19 July 2020
Çmimet online nuk përputhen me ato në markete, qytetarët denoncojnë dallime13 April 2026