Nga Vendi
22 March 2026
Ligji i ri për arsimin e lartë pritet në parlament, debat mbi ndikimin për universitetet shqiptare

Pr/Ligjit të ri për arsimin e lartë së shpejti pritet të hyjë në procedurë parlamentare Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, projektligji është hartuar nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës me pjesëmarrje të gjerë të profesorëve, komunitetit akademik dhe publikut

Institucioni thekson se paketa e re ligjore synon përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjes “Shumë shpejt zgjidhjet ligjore do të hyjnë në procedurë parlamentare, menjëherë pas integrimit të të gjitha vërejtjeve të arsyetuara nga debati publik Qëllimi i Ligjit të ri për arsimin e lartë është të rrisë cilësinë e edukimit akademik e cila ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit, si dhe të sigurojë më shumë të drejta dhe mundësi për palët e përfshira Ligji parashikon shumë risi për studentët që me bursë shtetërore studiojnë në 100 universitetet më të mira në botë ose që studiojnë në Maqedoni dhe janë fitues të “Unazës Inxhinierike” apo janë shpallur studentët më të mirë të universitetit – ata do të kenë përparësi gjatë punësimit në universitetet shtetërore si kuadër mësimor-shkencor” – thonë për TVM2 nga MASH

Projektligji parashikon gjithashtu një mënyrë të re financimi për institucionet e arsimit të lartë me komponent zhvillimor dhe shpërblim më të madh për institucionet që arrijnë rezultate më të larta Sipas MASH, ligji synon të rrisë konkurrencën dhe cilësinë, të forcojë avancimin akademik përmes publikimeve në revista me ndikim, të ofrojë programe të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë dhe studime profesionale, si dhe të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar, diploma të dyfishta, transparencë dhe llogaridhënie duke garantuar autonominë universitare

Megjithatë, pro-rektori i UNT-së Bunjamin Bela shpreh shqetësime për ndikimin e projektligjit në universitetet shqiptare “Duke marrë parasysh rrethanat, kërkesat dhe sugjerimet që janë paraqitur nga universitetet në përgjithësi e në veçanti nga universitetet shqiptare, të cilat janë më pak të konsoliduara për programe studimore dhe staf akademik, kemi dërguar pesë sugjerimet kryesore: autonomia universitare, çështja financiare, avancimi i drejtë dhe proporcional, barazia zhvillimore mes universiteteve, si dhe siguria juridike dhe stabiliteti profesional Gjithashtu, kemi kërkuar që reformat të përfshijnë në Këshillin mbikëqyrës sindikatat, studentët dhe odat ekonomike, pra të gjithë akterët relevantë”

Debati mbi ligjin mbetet i hapur me thirrje për rishikim dhe përfshirje më të madhe të palëve të interesuara

BURIM: TVM2



Të ndryshme
Më shumë
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është nuse maqedonase 3 September 2021
Shkëndija ndahet me portierin legjendar Kostadin Zahov10 January 2024
Trajanov: Me rastin si i Mijallkovit rrezikohet siguria kombëtare23 February 2021