Sport
24 March 2026
Trepça rinovon me Beçiragiq, synon vazhdimësinë e sukseseve

KB Trepça ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Adis Beçiragić edhe për një sezon tjetër, duke konfirmuar besimin ndaj tij pas rezultateve të arritura.

Beçiragiq mori drejtimin e skuadrës në fillim të vitit 2023, në një moment sfidues për klubin, ndërsa që prej atëherë “Minatorët” janë rikthyer në garë për trofe dhe kanë treguar stabilitet në paraqitje.

Nën drejtimin e tij, Trepça ka fituar titullin kampion në Superliga e Kosovës në basketboll, si dhe ka triumfuar në Kupën e Kosovës dhe Superkupë, duke u konsoliduar si një ndër ekipet më konkurruese në vend.

Rinovimi i kontratës me trajnerin boshnjak shihet si një hap i rëndësishëm për ruajtjen e vazhdimësisë dhe arritjen e objektivave në sezonin e ardhshëm.

Burimi, Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Gostivar, 6.800 qytetarë kanë mbetur pa punë gjatë periudhës së pandemisë28 June 2021
Rama për median turke: Nëse Kosova është nën kërcënim ekzistencial, atëherë është edhe Shqipëria12 March 2026
BDI: Marrëveshja e Ohrit, themel i paqes dhe perspektivës euroatlantike të Maqedonisë së Veriut14 August 2026