Nga Rajoni
24 March 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zbutjen e masës së sigurisë, duke vendosur që ai të vijojë të qëndrojë në paraburgim.

Meta kishte ofruar një garanci prej 50 mijë eurosh për lirimin e tij, por gjykata nuk e pranoi kërkesën. Pas vendimit, avokati i tij Kujtim Cakrani deklaroi për mediat: “Ilir Meta do të lirohet nga burgu. Mos kini merak. Ne bejlerët e mbajmë fjalën, kështu që mos kini asnjë lloj problemi”.

Ish-kreu i shtetit akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion në lidhje me çështjen CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA. Ai ndodhet në paraburgim që nga tetori i vitit 2024, ndërsa hetimet përfshijnë edhe persona të tjerë të lidhur me këtë dosje.

Burimi: tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë
Prindërit e viktimave të zjarrit në Pulse takojnë drejtuesin e Mjekësisë Ligjore, provat do paraqiten në gjyq 9 April 2026
Me karrierë e pasuri, Bes Kallaku paralajmëron se do të largohet nga Shqipëria16 September 2021
Ahmeti: Maqedonia ka dy nobelistë shqiptarë, nuk kanë pse frikësohen nga kryeministri shqiptar 4 July 2020