Nga Vendi
25 March 2026
Maqedonia e Veriut vetëm 30% drejt BE-së, sfidat mbeten në drejtësi dhe ekonomi

Maqedonia e Veriut ka realizuar rreth 30% të reformave në kuadër të procesit të integrimit evropian, sipas një studimi të publikuar nga Instituti për Demokraci. Të dhënat tregojnë se përparimi më i madh është shënuar në sektorin e transformimit dixhital, ndërsa drejtësia dhe vlerat themelore vazhdojnë të mbeten ndër fushat më të dobëta.

Nga Instituti vlerësojnë se shumica e reformave pritet të përmbyllen deri në vitin 2027, duke marrë parasysh edhe periudhën shtesë të lejuar për realizimin e fondeve prej 750 milionë eurosh të siguruara nga Bashkimi Evropian.

Një ndër sfidat kryesore mbetet klima e biznesit, për të cilën ekspertët theksojnë se duhet të përmirësohet ndjeshëm për tërheqjen e investimeve të reja. Deri tani, progresi në këtë drejtim konsiderohet i kufizuar, ku si hap konkret përmendet miratimi i Ligjit për Shoqëritë Tregtare.

Konfederata e Biznesit vlerëson se vendi duhet të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik me shtetet e rajonit që janë pjesë e BE-së dhe të marrë një rol më aktiv në zhvillimet rajonale.

Ndërkohë, zhvillimet globale, veçanërisht në Lindjen e Mesme, po ndikojnë në rritjen e çmimeve të energjisë dhe produkteve bazë. Një pjesë e komunitetit të biznesit e konsideron uljen e TVSH-së si masë afatshkurtër, duke sugjeruar se ulja e akcizave mund të ishte një zgjidhje më efektive për të përballuar rritjen e kostove.



Të ndryshme
Më shumë
Mijovska: Ndërgjegjësimi dhe edukimi për dhurimin e organeve shpëton jetë njerëzish30 June 2021
Jehona e votuesve deri orën 11:15 është 9.38%19 October 2025
28 vjet nga Epopeja e Dukagjinit, homazhe dhe aktivitete përkujtimore në Gllogjan24 March 2026