Nga Rajoni
25 March 2026
Vuçiç: “Do ta fitosh Çmimin Nobel nëse e njeh Kosovën”, flet për presionet ndërkombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se vendi i tij është më i përgatitur se më parë për të përballuar sfidat e sigurisë, duke theksuar se Serbia ka rritur kapacitetet e saj mbrojtëse.

Në një fjalim para qytetarëve, ai tha se “nuk ka më qëllime të pakapërcyeshme për ne dhe askush nuk mund të mendojë se do të sulmojë Serbinë pa u ndëshkuar”.

Vuçiç foli edhe për presionet ndërkombëtare lidhur me Kosovën, duke deklaruar se “të huajt ma kanë thënë këtë mijëra herë, do ta fitosh Çmimin Nobel, thjesht njihe Kosovën si vend të pavarur”.

Ai shtoi se Serbia nuk ka qëllime agresive ndaj fqinjëve, duke theksuar se “ne nuk do të sulmojmë askënd, as kroatët dhe as shqiptarët, por do ta mbrojmë vendin tonë”.

Deklaratat e tij vijnë në një klimë të ndjeshme politike në rajon, ku çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare vazhdojnë të mbeten në fokus.



Të ndryshme
Më shumë
“Po ha më pak për hir të vendit”, Koreja e Veriut tregon pse humbi shumë kilogram Kim Jong-un 1 September 2021
16 vjet pa gjurmë: Misteri i Bleona Matës, 6-vjeçares që u zhduk në malin Pikëllim 9 June 2026
Kosova përballet me zgjedhje të reja pas krizës presidenciale, KQZ në afat të ngushtë për organizim29 April 2026