Nga Vendi
27 March 2026
Ali Ahmeti mbledh strukturat e BDI-së, fokus te forcimi i degëve dhe sfidat politike

Kryetari i Ali Ahmeti zhvilloi një takim me kryetarët e emëruar të degëve të Bashkimi Demokratik për Integrim, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet aktuale politike dhe nevoja për konsolidimin e mëtejshëm të strukturave partiake.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e organizimit dhe strukturimit të qëndrueshëm në të gjitha nivelet, me synim rritjen e efikasitetit në përfaqësimin e qytetarëve. Në këtë kontekst, u vlerësua se BDI ka dëshmuar vazhdimisht seriozitet dhe përgjegjësi në adresimin e kërkesave dhe nevojave të elektoratit.

Po ashtu, u nënvizua se besimi i qytetarëve ndër vite mbetet themeli i angazhimit politik, duke u konsideruar si përgjegjësi për të vazhduar me përkushtim dhe punë konkrete në shërbim të së ardhmes së vendit.



Të ndryshme
Më shumë
Ndalohet një polic i burgut, MPB: Tentoi të fus drogë në burgun e Idrizovës16 July 2025
Pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së, Don Xhoni: Marre, liria jonë nuk është krim16 September 2026
Dua Lipa shfaqet joshëse në bikini nga pushimet në Shqipëri30 July 2021