Nga Rajoni
6 April 2026
Vjosa Osmani në mbështetje të studentëve shqiptarë, thirrje për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar publikisht duke dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë që po protestojnë për të drejtat e tyre në Maqedoninë e Veriut.

Në mesazhin e saj, Osmani shprehu qëndrimin e qartë në përkrahje të kësaj kauze, “Në përkrahje të studentëve, në përkrahje të gjuhës shqipe, në përkrahje të motrave e vëllezërve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot e përherë”.

Reagimi i saj vjen në një moment kur studentët kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset akademike, duke e kthyer këtë çështje në një debat më të gjerë mbi barazinë dhe të drejtat themelore.



Të ndryshme
Më shumë
Majorja Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së18 March 2026
Sela: Në protestat për UÇK-në duhet të jenë edhe Kasami, Mexhiti dhe çdo qytetar shqiptar29 September 2026
Papa Françesku e konsideron vaksinimin “gjest të dashurisë”18 August 2021