Nga Vendi
29 September 2026
Sela: Në protestat për UÇK-në duhet të jenë edhe Kasami, Mexhiti dhe çdo qytetar shqiptar

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të përbashkët të shqiptarëve në protestat e paralajmëruara për katërshen e UÇK-së, pavarësisht përkatësive politike.

Duke folur në emisionin “Rishtazi” në "KohaCast", Sela tha se në protestat që mund të organizohen në Tetovë dhe në qytete të tjera duhet të marrin pjesë edhe liderët shqiptarë, pavarësisht dallimeve dhe kundërshtimeve politike. “Unë mendoj që vendin dje në protestë duhej ta kishin edhe Bilalli, edhe Izeti, edhe Afrimi, si qytetarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Secili që është shqiptar ka tagër të jetë në këto protesta, sipas asaj që paralajmëruan organizatorët”, u shpreh Sela.

Ai theksoi se dallimet politike nuk duhet të pengojnë pjesëmarrjen në çështje që, sipas tij, lidhen me interesin e përbashkët të qytetarëve shqiptarë.

“Politikisht ne mund të grindemi shumë, mund të kemi këndvështrime nga më të ndryshmet, por unë u bëj thirrje që në Tetovë vendin në protestë ta ketë edhe Bilall Kasami, edhe Izet Mexhiti, nëse organizatorët do të bëjnë një protestë atje. Dhe këtë e them për çdo qytetar shqiptar, pa marrë parasysh se ku është, pjesë e cilës parti politike është apo kë voton”, deklaroi Sela.

Sipas tij, pjesëmarrja në protesta nuk duhet të kushtëzohet nga përkatësia partiake, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar përtej ndarjeve politike.



Të ndryshme
Më shumë
Grubi: Naser Ziberi kryeministër, ka më shumë përvojë se Zaevi!19 July 2020
Për gjashtë orë 63 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në Tetovë dhe Gostivar21 June 2021
MASH: Në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1.37 miliardë denarë10 November 2025